14 maj 2015 – Karabinierët e qytezës Pece di Greka (Pezze di Greca) arrestuan Murat Spaneshin e datëlindjes 1991. Ai ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie për disa vepra penale të lidhura me narkotikët. Dy herë rradhazi brenda 6 muajve ta fundit ishte kapur nga karabinierët duke thyer masën e sigurisë së arrestit të shtëpisë. Kur u kap për herë të tretë gjykata e ndërroi masën e sigurisë në arrest në burg. Murati pas arrestimit u dërgua në Burgun e Brindizit.
Agjencia e lajmeve "Dyrrah"