Aktori amerikan dhe personazhi i njohur televiziv, Nick Cannon ka njoftuar lajmin e trishtë se djali i tij pesë muajsh ka ndërruar jetë.
Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Cannon thotë se djali i tij, Zen, u nda nga jeta prej tumorit në tru.
Nick tha se gjërat morën një kthesë për keq rreth Ditës së Falënderimeve dhe tumori filloi të rritet shumë shpejt.
41-vjeçari thotë se ai e kaloi fundjavën në Kaliforni me djalin e tij, dhe të dielën ata bënë një udhëtim në oqeanin ku Nick mbajti Zen për herë të fundit, shkruan TMZ.





