Masat drastike të marra nga qeveria italiane, ndër të tjera mbyllja e Lombardisë dhe 14 rajoneve të veriut, ka bërë që, ditën e sotme, shumë prej zonave dhe monumenteve më të vizituara në Itali të jenë thuajse bosh.

Fotot e publikuara nga mediet italiane dëshmojnë qartë rrugët e boshatisura, katedralet dhe monumentet të vizituara nga shumë pak turistë etj.

Numri i turistëve të fotografuar në disa nga destinacionet më të njohura të vendit është zvogëluar në mënyrë drastike.

Italia regjistron deri më tani 233 viktima nga koronavirusi, numri më i lartë i vdekjeve jashtë Kinës. Qeveria ka punësuar edhe mjekë në pension për të luftuar krizën.

Italia ka parë shpërthimin më të madh të koronavirusit në Evropë me mbi 5.883 persona të prekur.