Policia ukrainase ka njoftuar se ka zhvarrosur trupat e pesë fëmijëve në qytetin e dikurshëm të pushtuar nga Rusia, Lyman, në rajonin lindor të Donetskut të martën.

Katër nga fëmijët u varrosën në një varr masiv në një varrezë dhe një tjetër u zhvarros nga një varr i improvizuar i gërmuar nga nëna e tij në oborrin e tyre, sipas policisë.

“Hetuesit gjetën katër fëmijë në një varrim masiv në varreza. Një nënë ka varrosur një djalë në oborrin e saj. Paraprakisht u konstatua se të gjithë vdiqën nga plagët e predhave si rezultat i granatimeve ruse”, tha Policia Kombëtare e Ukrainës në një deklaratë.

“Policët nxorën nga varre, vajza të lindura në vitet 2021, 2019 dhe 2008 dhe djem të lindur në 2011-n dhe 2012-n. Dy vajzat më të vogla ishin motra”, thuhet në deklaratë.

Sipas policisë, fëmijët do të rivarrosen pas ekspertizës mjeko-ligjore.

Hetimet janë duke vazhduar në Lyman, i cili u çlirua nga Ukraina më 2 tetor.

“Veprimet hetimore kanë vazhduar për dy javë në Lyman – në vendin e varrimit më të madh masiv në pjesën e de-okupuar të rajonit Donetsk. Grupet hetimore punojnë në vazhdimësi, duke kërkuar dhe intervistuar të afërmit, duke përcaktuar historinë e të gjithë të vdekurve”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet ukrainase thanë të hënën se po zhvarrosin deri në 15 trupa në ditë në zonat e dikurshme të okupuara të Donetsk.