Një shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi i ka rënë pema sipër. Ngjarja ka ndodhur në Pistoia, ndërsa viktima është 50-vjeçari Nikolin Gjeka.

Shqiptari i cili punonte edhe si kopshtar po priste një pemë në një pyll mes Campiglio dhe Celo, por nuk llogari si duhet distancën e saj dhe pema i ka rënë sipër duke e zënë poshtë.

50-vjeçari shqiptar kishte shkuar në pyll për të prerë dru, por nuk ishte kthyet në shtëpi duke alarmuar bashkëshorten e tij, e cila ka njoftuar karabinierët.

Policia nuk arrit të gjejë shqiptarin për shkak të errësirës dhe ndërpreu kërkimet për t’i rinisur sot në mëngjes. Pas kërkimeve intensive trupi i tij është gjetur nga policia italiane. Nikolin Gjeka la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.