Influencuesja boshnjake, Adna Rovčanin-Omerbegović ndërroi jetë vetëm dy ditë pas dasmës së saj.
Adna dhe bashkëshorti i saj Faris u martuan të shtunën, më 13 shtator, në hotelin Hollywood të Sarajevës.
Adna u sëmur papritur dhe u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Sarajevës, ku ndërroi jetë më 15 shtator.
Adna ishte profesioniste e kozmetikës dhe drejtonte sallonin e saj në Sarajevë.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi shkakun e saktë të vdekjes, edhe pse aludohet.
Historia e Adnës ka prekur zemrat e të gjithëve, duke u kthyer në një kujtesë të dhimbshme se sa e brishtë mund të jetë jeta.





