Ka ndërruar jetë adoleshenti, që u përplas nga një automjet këtë të premte në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

I riu ende i paidentidikuar u përplas nga mjeti tip “Golf” dhe u dërgua menjëherë në spital në gjendje të rëndë.

Pak minuta më vonë, bëjnë me dije burimet për “DurrësLajm”, ai humbi jetën për shkak të plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina, automjeti me drejtues shtetasin L. B., 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, shtetasin D. N., 20 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L. B, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.