Një fëmijë 4-vjeçar në Vlorë ka ndërruar jetë ditën e premte pasi ishte paraqitur pa shenja jete në spital.

Familja, e cila jeton në Palasë, e ka dërguar me urgjencë deri në Orikum.

Prej aty, ambulanca e Orikumit e ka marrë pa shenja jete.

Ekzaminimi paraprak nuk ka konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Bëhet me dije se, 4-vjeçari ka qenë për një javë me simptoma temperature, të vjella e diarre.