Një imazh tronditës tregon çfarë shkaktuan sulmet e forcave ruse në Mariupol.

Një baba shfaqet duke qarë mbi trupin e djalit të tij adoleshent.

Serhii, babai i adoleshentit u fotografua duke përqafuar trupin e djalit, të mbuluar nga një carcaf të larë nga gjaku i tij.

Djali kishte mbërritur në spital pak çaste para se të ndërronte jetë, me të dyja këmbët e copëtuara nga një predhë ruse.

Mariupoli, i cili është tërësisht i rrethuar nga forcat ruse, është bombarduar prej mëngjesit të djeshëm në përpjekje për të detyruar qytetin t’i nënshtrohen forcave të Putin.

Zyrtarët thonë se nuk mund të evakuojnë të plagosurit.