Një baba i tronditur në Britani po përpiqet të paralajmërojë prindërit për rreziqet e cigareve elektrike ku vajza e tij ka humb një pjesë të mushkërisë nga pordërimi i tyre. Gjithashtu ajo konsumonte rreth 400 cigareve në javë. Mark Blight dërgoi në spital me urgjencë të bijën Kyla Blight më 11 maj pasi ajo humbi ndjenjat teksa po qendronte ne shtëpinë e nje shoqeje. Zemra e 17-vjeçares thuajse kishte ndaluar teksa në operacioin që pasoi doktorët u detyruan të hiqnin një pjesë të mushkërisë së saj.

Kyla, kishte nisur të konsumonte cigaret elektrike prej moshës 15 vjeçare duke besuar se ishte një zakon i padëmshëm. Për fat ajo shpëtoi dhe pas operacionit Kyla duhet të kalonte një periudhë tre-javore rekuperimi para se të kthehej në shtëpi. Ajo thotë tashmë se është e tmerruar përjetë nga cigaret elektrike dhe nxit të tjerë të rinj që mos ti konsumojnë ato pasi nuk ia vlen.

Babai i saj thotë se shenjat e para të shëndetit të së bijës erdhën në nëntor 2023 kur Kyla u dërgua në spital prej një ataku kardiak, por ai nuk e dinte masën e tymosjes së kimikateve që e bija bënte. Analizat tregonin asokohe për një vrimë në mushkërinë e saj por pas disa javësh doktorët i thanë se shëndeti po rikuperohej. Por vajza u shtrua përsëri në spital në maj kur mushkëria e saj ndaloi së funksionuari. Blight thotë se kishte kapur njëherë të bijën duke pirë cigare elektrike por nuk e dinte që e ajo bënte prej dy vjetësh dhe masën e varësisë.

Shifrat në Britani tregojnë se një në çdo tre të mitur ka provuar këto aparate dhe në tre vitet e fundit numrat janë rritur më shumë, megjithse praktika ndalohet per te miturit. Cigaret elektrike i bëjnë njerëzit të thithin avull nikotine që prodhohet nga ngrohja e kimikateve si glikol propileni, glicerine, dhe shije të tjera. Doktorët kanë dhënë alarmin e një vale sëmundjesh të mushkërive, të dhëmbëve apo dhe kancerit nga kjo praktike që reklamohet si e padëmshme nga korporatat.