Rapidi i Bukureshtit militon në divizionin e dytë në Rumani dhe objektivi është ngjitja në divizionin e parë. Deri para dy javësh skuadra kishte një ecuri të mirë, teksa kryesonte kampionatin, por më pas pësoi dy humbje radhazi, që e zbritën në vendin e 7-të.
Kjo ka irrituar së tepërmi tifozët, që i kanë kërkuar lojtarëve të japin maksimumin për arritjen e objektivave. Gjithashtu tifozët kanë dhënë edhe një mesazh të qartë te futbollistët e tyre.
Tifozët kanë shkruar në qendrën e stërvitjes, duke marrë edhe foto të mëdha të futbollistëve. Poshtë fotove, ata i kanë vendosur lojtarëve pelena fëmijësh, duke shkruar më sipër: “Mos i bëni m***n ndeshjeve, siç keni bërë në dy javët e fundit”.





