Policia e Tiranës ka arrestuar dje 39-vjeçarin Erind Vogli.
Ai akuzohet për një sërë vjedhjesh dhe kryesisht celularë. Vogli ka punuar ne stafin e Kryeministrisë në rolin e operatorit.
Në disa portale, raportohet se ai është aktualisht kameraman i kryeministrit Edi Rama.
Por, në fakt ai është shkarkuar para 10 ditësh, me urdhër të sekretarit të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.
Këtë gjë e vërteton edhe shkresa e mëposhtme.





