Piro Ahmetaj, keshilltari ushtarak i Presidentit

14shtator 2015 – Siç është bërë e njohur nga media, ka pasur një “gjyq-shëmbullor” të orkestruar nga ish-mbeturinat/protagonistët e përmalluar të nenit famëkeq të “agjitacionit dhe propagandës”, mbi një status në faqen personale në Facebook. Për respekt të shqetësimit të afërmeve, të mijëra miqve jo vetëm në facebook, si dhe për të informuar profesionistet/koleget (jo të deformuar) brenda dhe jashtë vendit, dhe këdo tjetër të interesuar më duhet të qartësoj sa vijon:

 Konfirmoj, se statusi i publikuar, referencë e “letrës së hapur” të Komisionit të Sigurisë (KS) mban dt. 7.09.2015(!), nuk ka qenë asnjëherë në statusin tim, dhe kështu është një shpërdorim i “ustallarësh”, për të ndëshkuar, denigruar dhe gjunjëzuar kurajën dhe integritetin intelektual dhe profesional, që “armiku-klasës” ka demonstruar në vijimësi. Po konsultohem me avokatë, dhe në vijim do të bëj kallëzim penal ndaj gazetës-nepërkë: “për shpifje dhe denigrim të figurës”, në adresën personale dhe të gradës së ushtarake që përfaqësoj. Reciprokisht, dëmshpërblimin do t’ja dhuroj ndonjë agjenci bamirësie ilaçesh, për të kuruar “mendjet e deformuara”, që me metodat e sigurimit dhe hetuesisë kriminale, në vend të merren me problemin që trajtohen, me shpifje dhe shtrembërime helmojnë çdokënd që “del nga vija”.   

    Për korrektesë po vendos bashkëngjitur statusin e vërtetë të publikuar në adresën private (nuk kam publike), me të njëjtin subjekt, në datën 6.09.2015, ora 6.50 p.m! Siç mundet të krahasohet lehtësisht, megjithëse subjekti është i njëjtë, statusi i publikuar në gazetë, dhe referencë për KS, i janë “ujdisur” devijime kritike nga përmbajtja, janë vendosur emra për ta zgjeruar/shtrënguar radhët e të “lënduarve”, për ta bërë sa më tragjikë, më të besueshëm për konsum publik, si dhe për ti devijuar tërësisht problemit.

    Para se të analizoj rrethanat dhe përmbajtjen, në mënyrë përgjegjshme i kërkoj ndjesë edhe publikisht Presidentit NISHANI, kolegëve të institucionit të Presidencës, ushtarakëve të FA, për ngarkesën institucionale dhe në raport me profesionin e ushtarakut.

    Siç shihet, në statusin (e vërtetë), ditën e djelë, unë i drejtohem “miqësisht”, miqve (friends) të mi, dhe në dijeninë time modeste – miqësisht nënkupton mirëbesim. Kështu, konfirmoj se si në të gjitha rastet, aq më pak në këtë rast (FB) nuk më ka shkuar as në mendje për tu prononcuar si Këshilltar i Presidentit, as si Gjeneral, dhe as me ndonjë status tjetër publik.

    Nëpërmjet këtij statusi, kam shprehur paraprakisht revoltën-qytetare dhe emocionale për rastin kur një (!) deputet i Komisionit të Sigurisë; (!) brenda një strukture të sigurisë publike; (!) me armën e shtetit, qëllon si “terrorist” mbi bashkëqytetarët e vet: “A jemi në Kandahar, apo në një vend të NATO-s, kandidat për BE”? Më tej, nisur nga kjo ngjarje, si një ekspert i shqetësuar, kam ndarë vetëm me miqtë e mi, disa fakte dhe rezerva tërësisht personale për përbërjen dhe produktet e Komisionit të Sigurisë në reformën në fushën e sigurisë dhe të

    Dhe faktet janë “ulëritëse”, kështu KS: drejtohet nga një ish-hetues “me përvojë” dhe Sekretar, ish-drejtues dege i sigurimit kriminal të shtetit deri në 92; ka në përbërje një deputet  të akuzuar për prostitucion; një tjetër për vrasës, një trafikant që egërsisht qëllon si “bandit” në kuvend kolegun; deputeti subjekt/Prenga, dhe disa të tjerë, që në opinionin tim, përveç “devotshmërisë partiake”, nga vizioni kanë demonstruar se janë nën nivelin e anëtareve të “byrosë politike” të kohës së Lenka Çukos dhe bllokmenëve të rrjedhur, që OSBE-në e konsideronin sikur të ishte njëri me frymë! Në eksperiencën time, një pjesë kaq të frikshme të KS Kombëtare, nuk e gjej në asnjë vend të NATO-s, dhe jo vetëm, përveç Rusisë së Putinit, Bjellorusisë, dhe Koresë së Veriut. Në këtë këndvështrim, kam ndarë shqetësimin jo vetëm për përbërjen, por edhe përgjegjësinë e këtij Komisioni për: deformimin e balancave të pushteteve; mungesën e konsensusit në votimin e paketës ligjore (rreth 72/140); shpërdorimin propagandistik të pronave/infrastrukturave; arrogancën dhe gjendjen e solidaritetit&kohezionit në FA, dhe renditjen “në fundin e listës së NATO-s për përmbushjen e angazhimeve me buxhet (0.84% GDP);, dhe jo vetëm”. Nuk gjej histori krenarie këtu. Siç, mundet të lexohet “pa-oshilacione”, dhe pa shpalosur dekorata dhe certifikata jo-relevante, nuk kam përmendur as emra, as parti, pavarësisht se secili është vetë-akomoduar  në “vendin  e vetë”, p.sh meqë ra fjala, sekretarin e KS nuk e kam cilësuar kurrkund “bandit!?” Meqë jemi këtu, nuk mundet ta lë pa përmendur se profesionalisht ndihem tërësisht “i zhgënjyer”, nga pjesa tjetër e KS, që për “mungesë vizioni”, apo për të “kapitalizuar rehatinë”, ose kanë bërë oponencë fare të “mekur”, për të mos thënë i ka “bërë fresk” kësaj statukoje/përbërje dhe këtyre produkteve.

    Në lidhje me “letrën e hapur” të KS, për ata që e kanë inspiruar, gatuar dhe nënshkruar, dhe për diarrenë-gojore të një lukunie “komentues/mjeranë të vetë-shpërdoruar”: “lutem veç mëshirë për ta, ZOTI i madh fali se nuk dinë se çfarë bëjnë”. Jam i bindur që në inventarin e marrëzive, do shtohet edhe kjo letër-lajthitje, ashtu si mitingjet të dera e SHQUP, një letër “Guines!” në 2012 për Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, etj me protagonistë të njëjtët autorë. Devijimi i djallëzuar i problemit që trajtohet në një komunikim tërësisht privat, dhe shpërdorimi-propagandistik i “prangave” nga uniforma&grada, mundet të kënaq “lukuninë e militantëve/ujqërve të uritur”, por nuk zgjidh asgjë, sepse: “Armikun e gjetët, kryqëzojeni, po naftë për të furnizuar “anijen tuaj të marrëzive” nuk ka (!!)”.

    Për të gjithë miqtë e mi, dhe për të “zgjuar arsyet racionale”, pse jo edhe të “lënduarve” dëshiroj të konfirmoj se jam shumë i vetëdijshëm për këtë “pakujdesi teknologjike të pafalshme”, dhe terminologjinë emocionale në raport me pozicionin zyrtar dhe gradën e lartë ushtarake që përfaqësoj. Pa asnjë mëdyshje kërkoj ndjesë për fjalën “pervers” e ndonjë tjetër, por insistoj fort se problemi mbetet: në vëmendjen time profesionale, ky është KS me i diskretituar i historisë së parlamentarizmit mbas 92. Nga ana tjetër, dëshiroj te konfirmoj fort, për të gjithë të interesuarit (përfshi protagonistet e këtyre marrëzive), – jam plotësisht i përgjegjshëm të marrë përgjegjësitë në raport me dëmet publike që ka sjellë statusi i përmendur në FB, kontributeve dhe performancës të përmendura në paragrafin në pikën 6, dhe po ashtu mbetem qetësisht i gatshëm që të përballem me pasojat, sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.

    Një mesazh-kujtesë (mbajeni mënd mirë) për të gjithë që e/u instrumentalizuan keqas nga kjo dalldisje-bolshevike: ”vetëm për “rrezikun tuaj” mund, dhe do ta fitoni “gjyqin popullor – neni agjitacion e propagandë, i sofistikuar” për një status në facebook, me “gjeneralin që u ka goditur rëndë plagët”, por jam shumë i lumtur dhe i sigurt që për fat të Shqipërisë, do të humbisni luftën me problemet serioze të në reformat e sigurisë dhe mbrojtjes, të shprehur në vijimësi, në këtë status, dhe jo vetëm”. Me këtë rast, i siguroj të gjithë se “egërsia e enveristëve/memetistëve të rrjedhur” më bën nder, më frymëzon, më bën më të motivuar, edhe më të përgjegjshëm për sfidat e sigurisë dhe nevojën për të kontribuar edhe më shumë për modernizimin e sistemit të sigurisë jo në dobi të politikës së ditës, por në shërbim të qytetarëve, prosperitetit të shoqërisë dhe interesave strategjike mbarëkombëtare.

    Në planin personal. Dëshiroj, jo pa krenari të përsëris se në gati 30 vjet shërbim në FA, kam kontribuar rreth 8 vjet në strukturat strategjike të reformave të Sigurisë dhe Integrimit; jam “ndriçuar” në shkollën Eisenhower;jam rritur në gradë (nga nënkolonel në gjeneral) në strukturën me të fuqishme dhe të besueshme të globit, ku për gati 6 vjet pata privilegjin të drejtoj dhe zhvilloj një ekip profesionistësh elitarë, duke kontribuar më shumë se modestisht, për të “ngritur lartë stekën” e vendit tim (siç më cilësonte zyrtarisht jo Partia, por Komandanti Suprem i NATO-s (SHAPE), Admiral James Stavridis në vitin 2012 – shih bashkëngjitur) – “Shqipëria është nder 5 vendet model në përmbushjen e standardeve dhe angazhimeve ushtarake”.

E fundit në renditje, por e para nga rëndësia, për shqetësimet dhe pasojat familjare, ju kërkoj ndjesë përulësisht fëmijëve dhe në veçanti bashkëshortes, e cila u përzu me një “histeri-lemerisëse” nga SHAPE (ku kishte kontribuar me integritet dhe vlera shtesë në një ambient ndërkombëtar), dhe po për arsye të bashkëshortit “armik i partisë dhe i popullit”, … nuk ka  “as shans” – siç më mërmërisin të “shtrënguar” disa militant/babaxhan me funksione të larta ..” – të ushtrojë profesionin si “infermiere”, ende 18 muaj pas kthimit në “parajsën e rilindësve të ndritur”, si llojit të deputetëve të KS nënkuptuar në pikën 2/d. Meqë, nënshkruesi i “letrës së hapur”, e “kishte merak” burimin e frymëzimit tim, e përsëris se udhëtimi profesional i përmendur në paragrafin e mësipërm (6), dhe veçanërisht statusi i dy fëmijët (duke ndjekur studimet “master” në UCL, Londër, dhe Konservatorin Mbretëror, Belgjik), dhe jo vetëm, më bëjnë shumë krenar, dhe kështu do të vijojnë të mbeten “burim i pashtershëm i detyrimit dhe frymëzimit”, për ti shërbyer me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjshmëri jo partisë së radhës por vendit tim.

/Panorama/