Ajo mbante një post të rëndësishëm në Partinë Demokratike, dhe largimi i saj nga kjo parti surprizoi të gjithë.

E ftuar në emisionin “Express Rozë” është pyetur se çfarë e ka bërë të heqë dorë nga angazhimi i saj 4-vjeçar në drejtim të FRPD-së, i cili është një prej organizmave më të rëndësishëm të Partisë Demokratike.

“Të dyja është pak e vështirë të mbahen. Ju e keni parë që në momentin që unë u përfshiva në politikë stopova pak nga muzika për të realizuar një qëllim në mënyrën më të mirë të mundshme, duke qenë se kam pasur një funksion shumë të rëndësishëm në PD. Unë drejtoja Forumin Rinor që është një strukturë shumë e rëndësishme në parti. Përfundova një mandat 4-vjeçar në drejtim të këtij forumi dhe vendosa të shkëputem sepse politika nuk është monopol. Nuk mund ta mbash ti gjithë jetën. Ka djem dhe vajza të rinj që duhet të japin kontributin e tyre dhe gjykova që ishte e rëndësishme që në këtë moment t’i përkushtohem muzikës. Mosha bën të vetën dhe tregu bën të vetën, por unë jam prapë aty. Në momentin që do ketë një garë tjetër unë do garoj” tha ajo.