Është përfolur gjatë për “krizën” në martesën e tyre. Pas çdo spekulimi ka qenë Roberti ai që ka dhënë një përgjigje për mediat, por për të parën herë Nora vendos të flasë për emisionin ExpresRozë.

“Ne nuk kemi krizë, pasi martesa jonë nuk është produkt i një lidhje një javore, por një lidhje e gjatë dhe shumë e konsoliduar. Si dëshmi e kësaj lidhje të gjatë erdhi kurorëzimi në martesë dhe më pas Renee. Thashethemet janë prezente dhe nuk ndikohem prej tyre, sidomos tani që kam Renee, e cila më mbush me shumë dashuri dhe sinqeritet”- ka thënë ajo.

Ajo që ka hedhur poshtë totalisht thashethemet në lidhje me ndarjen ka qenë përgjigjja e Norës kur u pyet nëse ka dëshirë të ketë edhe një fëmijë tjetër.

“Më parë mendoja që do bëja vetëm një fëmijë, por nuk do ta lija me një fëmijë familjen tonë, sepse Renee më fal shumë dashuri. Jam duke e shijuar shumë periudhën me të”- ka thënë këngëtarja, e cila para disa ditësh publikoi hit-in e saj të fundit “Sa t’kom dasht”.