6 dhjetor 2015 – Duket se Flori ka qenë i pafajshëm në këtë histori. Në përfundim të votimeve, pa u shpallur ende fituesi i "Kënga Magjike", Flori Mumajesi është nisur të dalë nga Pallati i Kongreseve, por nga pas e ka ndjekur Stine i cili pas disa batutash, e goditi kantautorin me një send të fortë në fytyrë (mendohet të ketë qenë kupa e festivalit). Aty për aty ka ndërhyrë Altin Goci dhe një person tjetër që shmangu Stinen nga Flori, ndërsa ky i fundit, i gjakosur, u ndje keq dhe me vështirësi eci në drejtim të rrugës.

Më pas, në vendngjarje, në parkingun e Pallatit të Kongreseve, erdhi Stresi i cili nuk ishte fare kur bashkëpunëtori dhe miku i tij Flori, u sulmua nga Stine. Me të parë situatën, Stresi u nis për të kërkuar Stinen, ndërsa Flori u largua për në spital me një makinë. Burime të afërta të lapsi.al, thonë se Flori ka pësuar një çarje në ballë e cila është qepur, ndërsa po ashtu, kantautori ka denoncuar ngjarjen tek forcat blu që shërbejnë në urgjencën e QSUT-së, të cilët duket se janë vënë në lëvizje duke shoqëruar agresorin në Polici, shkruan Lapsi.al.

/portali DurresLajm/