Një nga bolgerët në internet, Nina Mohan ka rrëfyer eksperiencën e saj me miqtë.
Mohan shpehet: “I dashuri im, Chris, nuk më sheh në mënyrën si e shoh unë veten. Kështu që doja të dija se si do të më vishte për një javë dikush që nuk e ka pasigurinë time”,
Chris zgjodhi për një javë, këpucët, veshjen, modelin e flokëve dhe madje dhe make up-in për Ninën, raporton Buzzfeed. Nuk i tregoi askujt për eksperimentin, për të marrë komentet e duhura.
Dhe në përfundim të eksperimentit, Mohan thotë se ka kaluar vite me radhë duke menduar se disa veshje nuk bëni për të, por që në fakt është e kundërta.