Posti i drejtorit të Drejtorisë Ligjore në bashkinë Durrës mbetet akoma vakant. Edhe pas shpalljes së konkursit për gjetjen e kandidatit të përshtatshëm për këtë detyrë, dy procedurat e para, “Ngritja në detyrë” dhe “Lëvizja paralele” kanë dështuar.
Tashmë tentativa e tretë është procedura “Nga jashtë shërbimit civil”.
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të bashkisë Durrës thuhet se afati i dorëzimit të dokumentave për kandidatët e interesuar është data 10 dhjetor.
Që nga janari i këtij viti, posti i drejtorit të Drejtorisë Ligjore ka mbetur vakant, pasi ish-drejtoresha Dalina Bucaj dha dorëheqjen, sepse fitoi konkursin si drejtoreshë e Tatimeve.
Përgjatë një viti, bashkia ka dështuar në gjetjen e personit të përshtatshëm për këtë post, pavarësisht konkurseve të shpallura.
Mbi rezultatet e verifikimit per proceduren e ngritjes ne detyre dhe levizjes paralele ne kategorine e mesme drejtuese per pozicionin Drejtor i Drejtorise Ligjore.
Ne zbatim te nenit 26 te Ligjit 152/2015 “per nepunesi civil” si dhe VKM Nr 242 date 18.03.2015 “Per plotesimin e vendeve te lira ne kategorine e ulet dhe te mesme drejtuese” i ndryshuar, Bashkia Durres ne perfundim te verifikimit te kandidateve, per permbushjen e kushteve per ngritje ne detyre dhe levizje paralele, njofton se per pozicionin:
Drejtor i Drejtorise Ligjore, kategoria II b.
Nuk ka kandidate per tu verifikuar per vazhdimin e fazes se dyte te konkurimit permes procedures se levizjes paralele dhe ngritjes ne detyre.
Procedura eshte e hapur per kandidate nga jashte sherbimit civil.
Afati i dorezimit te dokumentave eshte 10.12.2020 prane Drejtorise se Burimeve Njerezore. Te gjithe informacionin per fazat dhe procedurat e konkurimit, perfshire vendin, daten dhe oren e konkurimit per pranim nga jashte sherbimit civil do te publikohen ne vazhdimesi, ndaj te gjithe kandidatet duhet te vizitojne faqen zyrtare te Bashkise Durres.





