E kush nuk e mban mend aktoren e njohur të viteve ’80 – ’90, Matilda Makoçin.
Historia e dashurisë me kryeministrin Edi Ramën, me të cilin ka edhe një fëmijë, Gregorin, largimi jashtë vendit në Greqi dhe më pas rikthimi në Shqipëri, gjithnjë na ka bërë kuriozë për ta parë se si ajo është transformuar.
Por ja ku e shohim… E thjeshtë dhe e veshur sport, "Gazeta Shqiptare" e ka fotografuar aktoren teksa kalon vizat e bardha dhe niset drejt stacionit të autobusit, në pritje të tij. Ndërkaq, shihet nën shoqërinë e një mikeshe të saj, ku duket e fokusuar në bisedën.
Matilda u tërhoq nga kinemaja në kulmin e shkëlqimit të saj, megjithatë ajo mbetet një nga figurat ikonë të kinematografisë shqiptare.





