Ndërkohë që vijon procesi i numërimit, Partia Socialiste është ajo që udhëheq bindshëm jo vetëm në Durrës, por edhe thuajse në të gjithë vendin.

E vetmja qendër në qarkun e Durrësit, ku ka fitore deri tani Partia Demokratike, është fshati Rrotull në Ishëm. Megjithëse me diferencë të vogël, demokratët kanë arritur të mbledhin 20 vota më shumë se socialistët.

Këto janë rezultatet e përditësuara deri në orën 10:15

Të numëruara 57 QV nga 460 të tilla

PS 10003 vota – 8 mandate

PD 5189 vota – 5 mandate

LSI 2276 vota – 1 mandat

PDIU  384 vota

LIBRA 108 vota