Policia e Kuçovës ka arrestuar një 25-vjeçar, i cili vodhi dyqanin e një 37-vjeçari si edhe plagosi me thikë punëtorin e dyqanit. Klaudio Naska, 25 vjeç, vodhi 23 aparat celularë dhe një lap top. Kjo nuk është hera e parë që i riu bie në prangat e policisë.
25-vjeçari banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, është dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.
Në lagjen “Llukan Prifti”, në bashkëpunim me një person tjetër ende të paidentifikuar, pasi ka goditur me thikë punëtorin e dyqanit, 24-vjeçarin me inicalet E.I, kanë marrë 23 telefona celular dhe nje Laptop në dyqanin “Servis Celularësh” në pronësi të 37 -vjeçarit me inicialet G.D, banues në Kuçovë.
Pasi kanë dalë nga dyqani kanë thyer xhamin e parë të automjetit tip Benz në pronësi të E.I. Ky i fundit ka njoftuar shërbimet e policisë, të cilët bënë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve dhe arrestimin e tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:23 aparate celular të markave të ndryshme dhe 1 lap top.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Vjedhje me Dhunë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Shkatërrim prone”, “Kanosje” , e kryer në bashkëpunim”.





