Moderatorja e njohur, Dojna Mema sot feston ditën e lindjes. Ajo mbush plot 29-vjeçe.
Mes urimeve të shumta, veçohet ai i këngëtarit Vlashent Sata, partneri i moderatores.
Ai ka postuar një foto të ëmbël krah saj në Instagram, ndërsa shkruan:
“Drite ne sy e drite ne zemer! Paç vetem gezim ditlindjeje, per çdo dite, ashtu si je per mua! Gezuar e vogla ime e madhe sa nje Botë.”
Ndonëse ata përfliteshin prej kohësh se janë në një marrëdhënie, vetëm më 29 dhjetor të vitit që lamë pas, Vlashenti pranoi publikisht historinë e bukur të dashurisë me Dojnën.





