Publikohen fotot e autorit të krimit të rëndë që tronditi mbrëmë Ferizajn, Festim Ramadani dhe viktimës, Sadri Sadriu.
Krimi ndodhi gjatë një dasme në fshatin Bibaj në Ferizaj, ku polici qëlloi për vdekje me armë bashkëshortin e tezes së tij.
Njëkohësisht mësohet se viktima është edhe xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Mediat kosovare, nuk kanë mundur të sigurojnë detaje mbi arsyet e vrasjes së Sadri Sadriut jashtë restorantit ku po zhvillohej dasma.
Efektivi raportohet se ishte jashtë orarit zyrtar në momentin kur e kreu krimin dhe pas vrasjes është vetëdorëzuar në polici.
Po ashtu mësohet se është arrestuar edhe një person tjetër, të cilit i është caktuar edhe masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Personi i ndaluar ngarkohet me veprën, bashkëkryerje në veprën penale vrasje e rëndë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.