E ardhmja e ndërkombëtarit shqiptar Mario Mitaj mund të jetë në Serie A.
Për momentin emri i ekipit që ka shfaqur dëshirën dhe po e ndjek me vëmendje mbrojtësin e talentuar nuk bëhet ende i ditur, por vera pritet të jetë e nxehtë për 19-vjeçarin.
Aktualisht Mitaj është pjesë e ekipit rus të Lokomotivës së Moskës, me të cilit ka shfaqur një nivel të lartë.
Pas shpërthimit në sallonet e mëdha të futbollit grek me AEK-un, duke debutuar që 17 vjeç, madje luajti disa minuta edhe në Europa League, pranoi ofertën nga Rusia.
Lokomotivës së Moskës, e mori nga AEK i Athinës për 3 milionë euro. Një shifër që tani pritet së paku të dyfishohet pas paraqitjeve të tij.
Mitaj ishte një zbulim i trajnerit Sylvinho, i cili i bindi të gjithë te Shqipëria me dy ndeshjet e zhvilluara me fanellën e Kombëtares.
Megjithëse 19-vjeç, mbrojtësi i krahut të majtë luajti sikur kishte mbi shpinë eksperiencën e një veterani.





