Moderatori i njohur Ledion Liço ka konfirmuar zyrtarisht se “Big Brother VIP Albania” do të rikthehet me një sezon të pestë. Gjatë emisionit final “Post BBVA”, Liço zbuloi se puna për edicionin e ri ka nisur.
“Bashkë do të shihemi dhe në ‘Big Brother 5’, që do të vijë së shpejti,” u shpreh ai, duke emocionuar fansat e formatit.
Ky do të jetë edicioni i dytë radhazi që Liço do të drejtojë spektaklin e shumë ndjekur. Detaje të tjera mbi risi të mundshme apo pjesëmarrësit e rinj nuk janë bërë ende publike.