Sot rreth orës 14:45, një 35-vjeçar ka humbur jetën në Elbasan, pasi e ka zënë poshtë dheu.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Emin Matraxhiu", ndërsa viktima është shtetasi Silurjan Begaj.
Mësohet se 35-vjeçari po punonte për hapjen e themeleve të banesave kur e ka zënë dheu poshtë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





