SHBA, 4 korrik 2014 – Një video tepër e dhunshme është regjistruar në një metro të New York-ut, ku dy oficerë policie arrestojnë një person sepse po dremiste gjatë rrugës për në shtëpi.
Incidenti ndodhi në stacionin 57 të rrugës në Manhattan, në një kabinë kryesisht bosh.
Videoja e postuar në YouTube nuk tregon se çfarë e shkaktoi reagimin e dhunshëm të policisë, edhe pse nga reagimi i personit dhe nga ata që kanë filmuar skenën, duket se ai u arrestua ngaqë po dremiste në metro, gjatë udhëtimit për në shtëpi.
Gjatë gjithë kohës, burri dëgjohet të thërrasë: “Përse me arrestoni, përse? Apo sepse më zuri gjumi? Isha i lodhur nga puna”.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





