Një 45-vjeçar ka gjetur vdekjen mesditën e së martës në Larisa të Greqisë.

Fillimisht për ngjarjen është njoftuar ambulanca e EKAB, për të shkuar në një njësi blegtorale që ndodhet në Karya Olympos.

Ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, por gjetën të vdekur një 45-vjeçar me origjinë shqiptare, trupin e të cilit e morën dhe e transportuan në Spitalin Universitar të Larisës.

Burime paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një goditjeje elektrike nga një makineri krasitjeje.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit.