Një akisdent për shkak të motit të keq i ka kushtuar jetën një burri këtë të martë në Sarandë.

Sipas informacioneve, një 60-vjeçar humbi ekuilibrin teksa mbante në duar biçikletën e tij, e për pasojë, mjeti ka rënë mbi të dhe për shkak të goditjes ai ka gjetur vdekjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:40, në lagjen nr.1, te “Rrethrrotullimi i Butrintit’.

Viktima, i identifikuar me iniciale D.L., sipas policisë, ka humbur ekuilibrin për shkak të lagështirës së rrugës. Autoritetet po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.