Një 52-vjeçare ka humbur jetën pasi është zënë nga një masiv shkëmbor teksa kulloste bagëtitë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 në fshatin Zmines në Livadhja.
Policia njofton se si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmbor, ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale shtetësia S.F., 52 vjeçe, e cila ka qenë duke kullotur bagëtitë.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.





