Një 68-vjeçar, i cili punonte si roje në një firmë ndërtimi, ka ndërruar jetë ditën e djeshme pasi gjatë mbylljes së portës hyrëse të objektit, pasi është zënë poshtë prej saj.
Policia njofton se ka vënë nën hetim drejtuesen teknike të firmës së ndërtimit, njëkohësisht pronare e objektit, 40-vjeçaren me iniciale E.Dh., dhe 69-vjeçarin me iniciale K.K., i cili kishte punësuar 68-vjeçarin.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 pas komunikimit me Prokurorin, nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasit E. Dh., 40 vjeçe dhe K. K., 69 vjeç, me detyrë drejtues teknik të një firme, pasi ditën e djeshme, shtetasi G. G., 68 vjeç, me detyrë roje në subjektin e shtetases E. Dh dhe i punësuar nga shtetasi K. K, gjatë mbylljes së portës hyrëse të objektit, është zënë poshtë prej saj. Si pasojë 68-vjeçari ka humbur jetën.





