Një aksident i rëndë është shënuar në minierën e Martaneshit në Krastë pak minuta më parë.
Një minator është plagosur pasi e ka zënë poshtë vagoni i mbushur me krom.
Minatori i identifikuar me emrin Besnik Palamani, 48 vjeç po transportohet me helikopter drejt Tiranës, ndërsa nuk dihen shkaqet e ngjarjes.





