Javën e shkuar, opinionistja e “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku mungoi në spektaklin e të martës e të premtes për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Ajo u zëvëndësua nga gazetarja Sonila Meço.

Këtë të martë ajo ka zbuluar arsyen e mungesës së saj, me anë të një postimi në rrjete sociale. Balina ka treguar se ka kaluar Koronavirusin.

“Gjate Covidit, per te gjithe ju qe me pyesni, nuk mora asgje. Ose te pakten asgje qe nuk marr cdo dite tjeter te vitit, si pjese te kujdesit te perditshem per veten ( nje nga hobet e mia)”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Balina rikthehet sonte në spektakël.