Peggy Knobloch, një vajzë e vogël është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë 15 vite më parë në Gjermani. Në atë kohë vajza ka qenë në moshë shumë të re, ndërsa pak ditë më parë, duket se diçka është zbuluar nga ajo. Bëhet fjalë për eshtrat e gjetura nga një mbledhës kërpudhash të shtunën e shkuar, në afërsi të Lichtenberg.
E vogla u zhduk në moshën 9-vjeçare në rrugën nga shkolla në shtëpi, ndërsa po kthehej për në banesën e saj. Ka qenë data 7 maj i vitit 2001, hera e fundit që prindërit e kanë parë. Edhe pse kërkimet për gjetjen e vogëlushes së zhdukur vijuan me muaj të tërë, asnjë gjë nuk solli rezultat. Eshtrat e saj janë gjetur vetëm pak kilometra nga ndërtesa ku vajza jetonte bashkë me prindërit.





