Është gjetur pas tetë ditësh adoleshentja e zhdukur në zonën e Freskut, në Tiranë.

Mësohet se 16-vjeçarja V. Q., është gjetur nga policia në Kamëz.

E mitura ka qenë e vetme, duke ecur në rrugë, kur e ka kapur patrulla e policisë.

Ajo i kishte humbur gjurmët që më 12 janar.