20 nëntor 2014– Autoritetet e Hondurasit raportojnë se kanë gjetur trupat e dy femrave, që i përkasin Miss Honduras-it 2014 dhe motrës së saj. Sipas “People”, 19-vjeçarja Maria Jose Alvarado dhe motra e saj 23-vjeçarja Sofia prej 6 ditësh rezultonin të zhdukura, e ndërsa janë gjetur të vdekura ditën e sotme. Dy motrat janë qëlluar për vdekje, ndërkohë që policia ka arrestuar si autorë të dyshuar, të dashurin e 23-vjeçares Sofies, Plutarco Ruiz dhe bashkëpunëtorin e tij Aris Maldonado. Dy motrat për herë të fundit ishin parë të enjten në një Spa në Santa Barbara, ku kishin shkuar për të festuar ditëlindjen e Ruiz. 19-vjeçarja Maria Jose Alvarado u kurorëzua Miss Honduras në prill të këtij viti.