Ministri i Shëndetësisë në Greqi kërcënohet me mesazhe se do të ketë fatin e homologut të tij në Nepal që u zhvesh dhe u dhunua barbarisht duke u hedhur në lumë.
Adonis Georgiadis reagoi menjëherë pas postimeve dhe kërcënimeve duke bërë denonciom, teksa policia helene njoftoi për një arrestim. Autoritetet thanë se ndaluan përdoruesin me emrin “Christos Sidiropoulos”, informon ‘Protothema”.
“Duke përdorur imazhin e linçimit të Ministrit Komunist të Financave të Nepalit, llogari të ndryshme të së Majtës dhe së Djathtës së Ekstreme u çmendën”, shkruan Georgiadis në postimin e tij.
“Kërkoj ndëshkimin e tij shembullor, jo për hakmarrje, por sepse nuk duhet të lejojmë që dhuna dhe toksiciteti të mbizotërojnë në shoqërinë tonë. Liria e fjalës është e panegociueshme, por si çdo e drejtë, ajo vjen me përgjegjësi. Përgjegjësia është që të gjithë ne të dimë se cilat janë kufijtë, të Lirisë dhe Dinjitetit tonë dhe të Lirisë së tjetrit”, tha më tej ministri grek.
Ai më në fund informon se “kushdo që kërcënon jetën time dhe atë të familjes sime do të përballet me pasojat e ligjit”.
Sipas informacioneve, padia e Adonis Georgiadis u ngrit të enjten në mëngjes dhe hetimi u ndërmor nga Drejtoria e Prokurorisë së Krimit Kibernetik.
Oficerët e ELAS-it gjetën dhe identifikuan një 52-vjeçar nga Imathia si administratorin e llogarisë nën hetim.
Pasi u ngrit një padi kundër tij për “nxitje për të kryer krime, akte dhune ose përçarje”, “kërcënim i vazhdueshëm” dhe “fyerje e vazhdueshme”, oficerët e policisë nga Naoussa e gjetën 52-vjeçarin në vendin e tij të punës dhe e arrestuan atë gjatë një urdhri kontrolli.
Sipas të njëjtit informacion, 52-vjeçari, duke folur me policinë, pranoi se ishte personi që bëri postimet kontroverse.





