Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Elbasan, pasi e zuri poshtë pema që po priste.
53-vjeçari u dërgua në spital me shenja jete, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë sot.
Një grup i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht, rrethanat e këtij rasti.
“Ditën e djeshme, në malin Valmar, shtetasin N. Ç., 53 vjeç, banues në fshatin Grabovë, dyshohet se e ka zënë poshtë 1 pemë të cilën ky shtetas po e priste me motosharrë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 53-vjeçari ka humbur jetën në spital. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht, rrethanat e këtij rasti”, njofton Policia.