31 tetor 2015 – Një vajzë në gjendje somnambuli ka ecur përreth 14 km, ka hipur në autobus dhe është futur në një banesë, ku e ka zënë gjumi në divan. 19-vjeçaja Taylor Gammel, nga Arvada e Colorados, nuk ka kuptuar asgjë, të paktën deri sa është zgjuar.
Vajza, që vuan nga një formë e somnambulit shumë të rëndë, është gjetur disa orë më vonë nga kushërinjtë e saj, pranë qytetit Westminster, saktësisht në divanin e shtëpisë të xhaxhait të saj.
Taylor, që ende nuk arrin të kujtojë asgjë në lidhje me shëtitjen e saj, përpara se të shkonte te xhaxhai, ka ndaluar në një market që rri hapur 24 orë. Shitësi i dyqanit ka thënë se e mban mend mirë vajzën sepse nuk kishte veshur këpucë, por vetëm çorape, një bluzë dhe një palë tuta gjumi.
Alarmi për zhdukjen e saj është bërë në orën 06:00 të mëngjesit, kur babai i saj kishte vënë re mungesën e vajzës në dhomë dhe derën e hapur. I shqetësuar për gjendjen e rënduar të sëmundjes, ai kishte telefonuar policinë.
/portali DurresLajm/