Ecja këmbëzbathur është vërtetuar se ka një numër të lartë përfitimesh nxitëse për trupin dhe mendjen tuaj. Arsyeja është se këmbët përmbajnë një rrjet të pasur nervash dhe pikash të ndjeshme. Ato janë në gjendje të thithin jonet e lira në sipërfaqen e tokës në të njëjtën mënyrë që mushkëritë janë në gjendje të thithin jonet në ajër.
Sipas studimeve të neuroshkencës toka është e ngarkuar negativisht, kështu që kur ecni zbathur, ju lidhni trupin tuaj me një furnizim energjie të ngarkuar negativisht e cila neutralizon jonet pozitive në ajër duke ju dhënë një gjendje qetësie të thellë.
Janë të gjitha këto përfitime emocionale që marrim çdo herë që kalojmë kohë në det. Pasi futeni në ujë e kuptoni se lidhja juaj me të është kimi, është biologji, është fiziologji, është një ndjesi tërësisht personale.





