Projekti me vlerë 15 milionë euro për transformimin e fushës “kancerogjene” të mbetjeve në Porto Romano është drejt përfundimit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiakja Emirjana Sako në një postim në llogarinë e saj në “Facebook”.

Ish-landfillin e mbetjeve, rreth 6 kilometra në veri të qytetit të Durrësit, Sako e cilëson tashmë  “një park modern rekreativ me fusha sporti e me gjelbërim”, ndërsa ka ndarë me qytetarët edhe pamjet e zonës së transformuar, “ku qytetarët, fëmijë e të rritur do të gjejnë hapësira argëtimi e shlodhjeje”.