Drejtuesi politik i qarkut Durrës, Oerd Bylykbashi, përmes një deklarate për shtyp të bërë nga Eco Parku ka denoncuar atë që Partia Demokratike e cilëson aferë korruptive e kryeministrit Edi Rama me ish-fushën e mbetjeve të bashkisë Durrës.

Ndërsa kujton se nesër (e martë, 15 prill) mbushet plot një vit nga kallëzimi penal i depozituar në SPAK mbi këtë aferë, Bylykbashi rendit disa fakte që sipas tij dëshmojnë se gjithçka ka ndodhur me urdhër e firmë të Edi Ramës.

Duke iu referuar një videoje të datës 7 dhjetor 2019, ku kryeministri Rama shfaqet në kantierin tashmë të hapur në Porto Romano ku kanë filluar depozitimet e mbetjeve të tërmetit së bashku me Elton Buallin i cili është DREJTUES i kompanisë së inceneratorit të Tiranës, Bylykbashi shtron disa pyetje:

“Çfarë pune kishin punonjësit e Integrated Energy BV në kantierin e Porto Romanos kur ishte në zhvillim  e sipër procedura tenderuese???

Përse Rama shkon në atë kantier dhe urdhëron vazhdimin e punimeve, kur ishte vënë në dijeni nga Ministrja Denaj se tenderi do të anullohej???

Cilin projekt do zbatonin punonjesit, atë që kishte porositur Rama te Cassanova Hernandes apo projektin që do të duhej të shpallej fitues nga Tenderi i cili do të anullohej pak ditë më vonë???”

Ditën e nesërme, Partia Demokratike pritet të depozitojë shtesë kallëzimi për faktet e reja që sipas selisë blu inkriminojnë dhe më shumë Edi Ramën.

Deklarata e plotë e Bylykbashit:

Nesër mbushet plot 1 vit nga dita kur kemi kallëzuar penalisht aferën e Eco Park, e cila mban firmën e Edi Ramës.

SPAK prej më shumë se një viti ka faktet mbi tryezë sesi Edi Rama në bashkëpunim me Kompaninë e Inceneratorit të Tiranës 6 muaj përpara se të hapej procedura tenderuese për “Mbylljen e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta EKO-Park Durrës” kontraktoi Cassanova Hernandes për të zhvilluar projektin arkitekturor në Porto Romano.

Më pas në tetor të vitit 2019 AKUM i drejtuar nga Alqi Bllako shpall tenderin me vlerë 1.9 miliard lekë. Në 2 dhjetor të vitit 2019 Anila Denaj asokohe Ministre e Financave dërgon shkresë pranë AKUM në të cilën kërkon që të anullohet procedura pasi fondet do të përdoreshin për termetin e datës 26 nëntor.

Anullimi i procedurës publikohet në buletinin e datës 16 dhjetor dhe po në të njëjtën ditë Edi Rama në cilësinë e Kryetari të Komitetit të Emergjencave urdhëron që MBETJET INERTE të tërmetit të depozitohen në Porto-Romano dhe AKUM tashmë të rihap me PROCEDURË TË PËRSHPEJTUAR tenderin për ndërtimin e ECO PARK.

Në datën 27 dhjetor lidhet kontrata me subjektet DE MARE dhe VICTORIA INVEST.

E bëra këtë kronologji pasi datat janë shumë të rëndësishme në këtë aferë për të kuptuar se e gjitha ka ndodhur me urdhër e firmë të Edi Ramës.

Sot SYRI TV ka publikuar një video inkriminuese që mban datën 7 dhjetor të vitit 2019.

Në këtë video Edi Rama viziton kantierin tashmë të hapur në Porto Romano ku kanë filluar depozitimet e mbetjeve të termetit e mbi të gjitha në video Rama komunikon me Elton Buallin i cili është DREJTUES i kompanisë së inceneratorit të Tiranës.

Rama në këtë takim me ze e figurë i urdhëron punonjësit e inceneratorit që të zbatojnë punimet sipas projektit dhe se ECO PARKU DUHET të hapet në datën 1 Qershor 2021.

Çfarë pune kishin punonjësit e Integrated Energy BV në kantierin e Porto Romanos kur ishte në zhvillim  e sipër procedura tenderuese???

Përse Rama shkon në atë kantier dhe urdhëron vazhdimin e punimeve, kur ishte vënë në dijeni nga Ministrja Denaj se tenderi do të anullohej???

Cilin projekt do zbatonin punonjesit, atë që kishte porositur Rama te Cassanova Hernandes apo projektin që do të duhej të shpallej fitues nga Tenderi i cili do të anullohej pak ditë më vonë???

Të gjitha këto pyetje kanë vetëm një përgjigje që kushdo e kupton përvec SPAK. Kjo aferë ka emrin EDI RAMA që nga projektimi, miratimi dhe deri të zhdukja e parave.

I kërkojmë SPAK që të mos mbyllë më sytë e të zbardhë deri në fund këtë aferë që i ka kushtuar buxhetit të shtetit jo pak por 1.9 miliardë lekë.

Ditën e nesërme Partia Demokratike do të depozitojë shtesë kallëzimi për këto fakte të reja qe inkriminojnë dhe më shumë Edi Ramën.