Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se Eco Parkun në Durrës e ka bërë Edi Rama. Në një intervistë për emisionin “Cim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj u shpreh se rasti me McGonigalit është alarmant. Sipas tij është korruptimi i një agjenti special të shërbimeve dhe se janë mbështetur oligarkë rus.

“Vijmë te Ekoparku. Ore, a e dini që ja kanë ngjitur Terit Ekoparkun. Ekoparkun është bërë dy vjet pasi kishte ikur Teri. Po, ja kanë ngjitur, ja kanë ngjitur Terit dhe Terin e kërcënojnë. Tani thonë, shiko se ne të kthejmë prapë në burg ty. Që të mos, që ta mos e shqepi Teri. Vetëm të mbajë në kurriz, ekoparkun e ka bërë Edi Rama. Ka letër publike që e nxorrëm, letër publike që urdhëron që urdhëron bërjen e prokurimit të drejtpërdrejtë. Fëmija e zonjës së tij ka bërë projektin, është paguar nga inceneratorët.

Tash, po ta bënte fëmija im, o imagjinoje njëherë, ja të lutem zoti Dumani. Sille njëherë në atë mendjen tënde ë ë të emocionuar negativisht ndaj meje. Siç e thua dhe vetë, e kam, e kam personale. Po ta kishte bërë këtë gjë Livia ose Kejsi, çfarë do kishe bërë ti? Ti do kishe dalë siç ke qejf të dalësh në parlament dhe të thuash, ky për ne është në kërkim ndërkombëtar. E shikon dhe Pentito. Pentito duhet të bëhesh ti.

Dumani, pentito duhet të bëhesh ti, duhet t’i dalësh shqiptarëve dhe t’i thuash, më fal që unë kam dëgjuar ë kam ndjekur urdhrat e kreut të organizatës dhe kam shkelur ligjin. Unë shkel të drejtat e një njeriu. Unë kam kërcënuar edhe të pyetur. E thuash këtë një ditë, se ky dëm që i ke bërë ti demokracisë dhe drejtësisë, diku këtu dhe këtu, familjari edhe ti, besoj të ri.

Do lajë ndaj meje. Leje ndaj meje, harroje ndaj meje, ndaj meje e paske personale. Nuk e di pse ë të ka ardhur ky afsh emocional kundër meje, se, se kam idenë, po nuk e di. Pra, pse u bë ekoparku me pa tender? Pse u bë? Pse s’u bë rindërtimi më pa tender? Ore rindërtimi ishte emergjencë. Emergjencë, i shikoje njerëzit nëpër çadra, ishte emergjencë. Nuk e bëmë rindërtimin. Pse u bë Ekoparku?

Në duart, në çfarë duar shkuan? Pse ja ngjisin Terit? Pse e kërcënojnë Terin që ta kthejmë prapë në burg, ndërkohë që ka mbaruar ditët e veta se çfarë bëri? Cila është arsyeja? Cila është arsyeja? Që mos flasi. Që mos flasi për këtë. Ku është personi që ka firmosur? Ja, ja u jap një një një hint ë gazetarëve investigativë. Personi që ka firmosur zëvendësi i Alqi Bllakos. S’ka firmosur Alqi. Alqi vetëm budalla është. S’ka firmosur. Ku është sot? Kaq. E lashë, investigojeni. Çfarë ka thënë? Ku ka folur ky që ka firmosur për ekoparkun? Para nja 20 ditësh. Kaq. Zoti Peka se s’jam unë as Ansa as 007. Okej. Rasti me McGonigalit është alarmant. Është korruptimi i një agjenti special të shërbimeve të partnerit kryesor tonit, partnerit strategjik, Shtetet e Bashkuara. Janë mbështetur oligarkë rus. Po do të përdorësh dhe një standard që ke përdorur të herët e tjera? Darka 10.000 dollarëshe,” tha Ahmetaj.