Një vajzë e re ka humbur jetën në mënyrë tragjike mbrëmjen e djeshme. Teksa udhëtonte me biçikletë ajo është përplasur nga një mjet “Suzuki”. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës.
Burime nga policia bëjnë me dije se në orën 23:10, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Shkodër -Koplik në vendin e quajtur tek 5 Heroj, fshati Dobraç ka ndodhur një aksident.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se një mjet tip “Suzuki” me targe AA 179 GD, ka aksidentuar me vdekje shtetasen D. Ç. 17 vjeçe, banuese në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër, e cila po levizte me biçikletë.
Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit, shtetasin A.Gila 29 vjeç banues në fshatin Bogiç Malësi e Madhe, në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





