Leicester, skuadra surprizë e këtij viti në Premir League, ka humbur disa pikë të rëndësishme në dy ndeshjet e fundit të luajtura në kampionat. Në fakt, “Dhelprat” kanë regjistruar dy barazime kundër Manchester City-it dhe Bournemouthit, duke humbur për rrjedhojë vendin e parë në renditje dhe duke kaluar në të dytin, dy pikë larg Arsenalit të Wenger.

Edhe trajneri i klubit anglez, Claudio Ranieri, ka pasur probleme me pikët, duke humbur pesë të tilla. Nga patenta…Siç ka bërë të ditur prestigjiozja “BBC”, 64-vjeçari roman është kapur 13 tetorin e kaluar, ndërsa ka thyer rregullat e qarkullimit në drejtim të makinës së tij. Ranieri ka udhëtuar me 154 km/h në një zonë ku limiti është 112 km/h. Pasi është ndalur nga policia, trajneri italian është gjobitur me 700 sterlina dhe i janë hequr me pesë pikë nga patenta.