Këngëtari me famë botërore, Ed Sheeran është bërë baba për herë të parë pasi partnerja e tij, Cherry Seaborn ka sjellë në jetë vajzën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në Instagram, ndërsa zbulon se vogëlushen e kanë pagëzuar me emrin Lyra Antarctica Seaborn Sheeran.

Sheeran shkruan se ndihet në qiellin e shtatë tani që është bërë baba, ndërsa u kërkon mediave të respektojnë privatësinë e tyre.

“Përshëndetje! Një mesazh i shpejtë nga unë pasi kam disa lajme personale që doja të ndaja me ju. Javën e kaluar, me ndihmën e një ekipi të mrekullueshëm të lindjes, Cherry lindi vajzën tonë të bukur dhe të shëndetshme, Lyra Antarctica Seaborn Sheeran. Ne jemi plotësisht të dashuruar me të. Nëna dhe foshnja janë mirë dhe ne jemi në qiellin e shtatë. Shpresojmë që në këtë kohë të mund ta respektoni privatësinë tonë. Shumë dashuri dhe do të shihemi kur të vijë koha që të kthehem, Ed x,” shkruan këngëtari.