Protestat e vazhdueshme në St Louis për lirimin e një ish-oficeri të bardhë të akuzuar për vrasjen e një burri me ngjyrë, kanë sjellë edhe anullimin e koncertit që Ed Sheeran dhe U2 do të mbanin në këtë qytet.
Për shkak të shqetësimeve nga kjo situatë, grupi ka anulluar koncertin i cili do të mbahej mbrëmjen e së shtunës në The Dome në Qendrën Amerikane ndërsa këngëtari angelz kishte rezeruar koncertin mbrëmjen e së dielës në Qendrën Scottrade.
Qindra njerëz protestuan të premten dhe të shtunën në qendër të qytetit dhe rreth 32 prej tyre u arrestuan. Megjithatë, për të gjithë ata që i kishin siguruar tashmë biletat për këto dy koncerte, kompensimi do të fillojë nga pikat e shitjes që nga e hëna.