Ed Sheeran ka treguar muskujt e barkut pas humbjes së 14 kilogramëve.
Këngëtari pozoi për kopertinën e Men’s Health UK dhe në intervistë, rrëfeu për ndryshimet që ka bërë në stilin e jetesës për të qenë “baba i përgjegjshëm” dhe “për t’u ndier e dukur mirë.”
Pjesë e këtij shndërrimi është pakësimi i alkoolit, jo vetëm për shëndetin, por sepse po e pengonte që të përmbushte detyrat si baba për dy vajzat e tij, Lyra, 5 vjeçe dhe Jupiter, 3 vjeçe.
“Mbaj mend që Lira ishte dyjavëshe dhe kisha shokun tim të ngushtë në shtëpi e pimë një shishe verë. Shkova të flija dhe Lyra u zgjua pas 20 minutash. U zgjodha dhe thashë dreqin, s’duhet të pi nëse do të ndihem kaq i rraskapitur. Dua të kujdesem gjatë natës. Gjithçka erdhi në kohën kur unë doja të bëhesha baba i përgjegjshëm, të ndihesha e dukesha mirë. Nuk dua të shkoj të marr fëmijën dhe të më dhembë shpina apo gjëra të tilla”, tha këngëtari.





