89,106 persona kanë qenë të pranishëm për të ndjekur performancën e kantautorit britanik, duke thyer kështu rekordin e pjesëmarrjes së fansave ndonjëherë në këtë stadium.

Sheeran është aktualisht në mes të pjesës së Amerikës së Veriut me turin e tij. Koncerti i Sheeran gjithashtu tejkaloi rekordin e frekuentimit të mikeshës dhe koleges së tij Taylor Swift. Kjo e fundit grumbulloi vetëm 82,000 pjesëmarrës.

Ky është turneu i parë i Sheeran pas pesë vitesh që nga “Divide Tour” në 2018. Pjesa e turneut në Amerikën e Veriut filloi në Arlington, Teksas më 6 maj dhe do të mbyllet në Inglewood, Kaliforni më 23 shtator.

Sheeran do të ndalojë në Gillette Stadium në Foxborough më 30 qershor dhe 1 korrik dhe në Teatrin Boch Center Wang në Boston më 29 qershor.