Eden Hazard rrezikon fazën e parë të kampionatit. Lajme të këqija vijnë për trajneri e “Bluve të Londrës” Antonio Conte. Mesfushori me tipare sulmuese, Eden Hazard është dëmtuar në pjesën e kaviljes gjatë stërvitjes me Kombëtaren e Belgjikës. Dëmtimi e detyron e 26-vjecarin të braktisë dy takimet e radhës,  miqësoren kundër Rep.Ceke dhe atë kundër Estonis, e vlefshme për botërorin “Rusi 2018”.

Por, ka edhe më shumë. Sepse për Hazard parashikohet një periudhe shumë  e gjatë rikuperimi, 3 muaj larg fushave.Stafi mjekësorë është në pritje të përgjigjes së analizave dhe në rastë  konfirmimin, atëherë belgu nuk do të mund dot të jetë i gatshëm për nisjen e fazës përgatitore dhe pjesën e parë të kampionatit. Në pritje të testeve mjekësore, tekniku i Chelsea-t, Antonio Conte po vëzhgon për të gjetur një zëvendues të denjë, deri sa futbollisti të rikuperohet. Ndërkohë interes për mesfushorin, ka patur edhe nga ana e Realit të Madridit. Për këta të fundit, Hazard është shprehur, se nëse në drejtim të tij do të vinte ndonjë ofertë konkrete, ai do ta merrte në shqyrtim, por shtoi se momentalisht ai një kontratë 3-vjecare me kampionët e anglisë.